Telenews

3 Qershori – Dita Botërore e Biçikletës

Biçikleta po kthehet me shpejtësi në mjetin më të shpejtë dhe argëtues të transportit në Tiranë.

Kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më tepër miqësor me çiklistët, aq sa në më pak se 20 minuta mund të përshkrosh Tiranën me lehtësi nga njëra anë në tjetrën.

Për këtë arsye është e rëndësishme të njohim rregullat që duhen ndjekur gjatë përdorimit të biçikletës.

Prej më shumë se dy vitesh, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ndërmarrë një sërë nismash dhe fushatash për edukimin e brezave me kulturën e lëvizjes dhe rregullat e trafikut, si një domosdoshmëri për t’u rritur të sigurt dhe sa më aktiv, e fizikisht të shëndetshëm.

Janë zhvilluar 116 aktivitete të Këndit të Sigurisë Rrugore në çdo qytet, me plot  7141 fëmijë  pjesëmarrës, kuriozë për të mësuar.

Edukimi rrugor për të njohur tabelat dhe rregullat bazë të qarkullimit rrugor, duhet të nisë që në fëmijëri përmes lojës interaktive e argëtimit, për një të nesërme më të sigurt e breza më të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm në rrugë.

Të ngajshme

“Treni bullgar” edhe në Sllatinë, nënshkrimet nuk përputhen me votat në kuti

KushtrimGuraj

Rusia në krizë për fuqi punëtore/ ‘Dynden’ banorët nga Koreja e Veriut drejt opsioneve të lira të punësimit

KushtrimGuraj

Përditësimi i fundit i KQZ-së në 19:10, këto janë qytetet ku ende s’janë numëruar të gjitha votat

KushtrimGuraj