Telenews

41 vetura të reja për policët patrullues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndarë 41 vetura të reja, prej tyre 35 limuzina, përfshirë ato Hybride dhe gjashtë SUV-a për mbulimin e zonave patrulluese, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Pas ndarjes së këtyre automjeteve, Policia thotë se përmbushja e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, transmeton Telenews.al.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngajshme

Spiropali shkruan për Rugovën: Nuk udhëhiqej nga turmat, i udhëhiqte ato nga errësira drejt dritës

Valjeta Turkaj

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shpallet “Mbrojtësi i Vitit 2025” në Serie A!

Erzana Fazliu

Kompleksi “Luxury” nga ACE GROUP në Ulqin

Erzana Fazliu