Telenews

556-vjetori i vdekjes së Skëndërbeut/ Aktivitet përkujtimor në Lezhë

Ky 17 Janar shënon 556-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, e në qyetin e Lezhës pikërisht në memorialin e tij, u mbajtën homazhet në nderim të prijësve të Arbërit. Në ceremoninë e organizuar morën pjesë drejtues vendorë, klerikë e qytetarë.

Për këtë datë të shënuar historike, në rrjetet sociale ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

“17 Janar, dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, shkruan Rama mbi një foto të veçantë të orës me Skënderbeun, e prodhuar nga kompania e famshme zvicerane e prodhimit të orëve, Franck Muller.

 

Edhe kreu i shtetit, Bajram Begaj, mes rreshtash në një reagim shkruan se gjithmonë do të jemi krenarë dhe të përulur para veprës së Heroit tonë kombëtar.

 

Gjergj Kastriot Skëndërbeu vdiq në moshën 63-vjeçare dhe do të mbetet një figurë qëndrore e shtetformimit të Arbërit, për të cilën hulumtimet studimore nuk rreshtin.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj