Telenews

Trendafilova sot në Kosovë, Policia do të kujdeset për sigurinë e saj

 

 

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Për sigurinë e saj do të kujdeset Policia e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga policia, shkruan Insajderi.

“Më 28 nëntor 2023, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova. Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Republikën e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë”

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Telenews/

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu