Mbrëmjen e djeshme nga BBVK, u eliminua Ana Ejupi, e cila u shfaq të studio e pikëlluar dhe e frikësuar, se çfarë përshtypje kishte krijuar tek njerzit jashtë.
E rreth kësaj ka reaguar nëna e saj, Shpresa, e cila e ka përmendur edhe Kevinin, djalin që Ana krijoj një lidhje brenda asaj shtëpie, shkruan IndeksOnline.
Përmes Instagramit, Shpresa i ka falenderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur vajzën e saj, duke thënë se është shumë krenare me të.
Lidhjen e saj me Kevinin e ka cilësuar si të pastër dhe të sinqertë, duke shtuar se Ana nuk e ka merituar eliminimin./Telenews/