Telenews

Sapo hyn në Kosovë, 32-vjeçari intervistohet nga Policia për shtënie me armë zjarri

Policia e ka intervistuar 32-vjeçarin, D.Sh. pasi dyshohet se më 15 gusht ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në Shtime.

Në njoftimin e policisë thuhet se ata e kishin identifikuar të dyshuarin në fjalë më herët, por ai ishte jashtë Kosovës.

Më të marrë informatën se i dyshuari është kthyer në shtëpi më 29 nëntor, policia e ka ftuar 32-vjeçarin për intervistim, dhe ndaj tij ka iniciuar rastin penal “Përdorim të armës së zjarrit dhe mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe i është konfiskuar pistoleta me të cilën kishte shtënë.

“Hetuesit policor kanë shoqëruar në stacionin e policisë të dyshuarin D.SH (M/K) i moshës 32 vjeçar dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është inicuar rasti penal ‘Përdorim të armës së zjarrit dhe mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore,  ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë), me të cilën dyshohet se e ka përdorur në rastin e përmendur më lart”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kurti pas shpërthimit në Zubin Potok: Sulme kriminale, terroriste e dashakeqe po na vijnë nga veriu i Kosovës

Donat Hashani

Reagon ambasadori i BE-së për shpërthimin në Zubin Potok

Donat Hashani

Ndalet uji që po rrjedhte në kanalin që shpërtheu në Zubin Potok

Donat Hashani