Telenews

Policia e Kosovës suspendon një zyrtar policor për rrjedhje të mundshme të informatave zyrtare

rasti-i-dhu*nimit-ne-skenderaj,-policia-jep-detaje:-gruaja-me-aftesi-te-kufizuara-eshte-shtatzene

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin për rrjedhje të informatave zyrtare. Zyrtari i dyshuar është punonjës i Stacionit Policor në Gjakovë dhe ndaj tij është marrë masa e suspendimit për 72 orë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se suspendimi është bërë pas veprimeve operativo-hetimore të ndërmarra nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, me qëllim të verifikimit të një informate të brendshme.

“Pas hetimeve të zhvilluara, është identifikuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për rrjedhje të informatës zyrtare. I njëjti është suspenduar për 72 orë,” thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse, përfshirë edhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Policia e Republikës së Kosovës, përveç angazhimit në realizimin e objektivave strategjike, i kushton rëndësi të veçantë çështjeve që lidhen me integritetin, disiplinën dhe përgjegjësinë e zyrtarëve policorë,” theksohet më tej në njoftim.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar dhe nuk janë dhënë më shumë detaje për identitetin e zyrtarit të suspenduar apo natyrën e informatës që dyshohet të jetë rrjedhur.

Të ngajshme

Vodhën cigare dhe para në vlerë prej 4,700 euro në veri, Policia arreston dy persona

KushtrimGuraj

Ahmeti i jep tender të negociuar mbështetësit të tij

Donat Hashani

U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

Donat Hashani