Telenews

Kthehet nga Gjermania dhe e gjen shtëpinë e thyer – i zhduket pushka e gjuetisë në Pejë

Një 82-vjeçar nga Peja ka raportuar në Polici se shtëpia e tij është thyer dhe nga aty i është vjedhur një armë gjuetie me leje valide, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është zbuluar më 23 maj në rrugën “Mehmet Bajraktari”, pasi pronari D. L ishte kthyer nga Gjermania në shtëpinë e tij.

Sipas deklarimit të tij, ai kishte vërejtur se dikush kishte hyrë me forcë në shtëpi gjatë mungesës së tij.

Pas kontrollimit të gjësendeve, ai kishte kuptuar se mungonte një pushkë gjuetie e tipit “Salix”, kalibër 12 GA, për të cilën posedonte leje valide të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

Viktima ka deklaruar se arma kishte vlerë rreth 1 mijë e 400 euro, ndërsa shtëpinë e kishte lënë në gjendje të rregullt që nga data 8 mars 2026.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore dhe kriminalistika për ekzaminim, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Hetimet janë në zhvillim.

Të ngajshme

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti: Paratë e taksapaguesve po përdoren për blerje votash

KushtrimGuraj

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

KushtrimGuraj

Reali e mbyll me fitore sezonin në La Liga

Blearta