Telenews

Takimi me Escobar, flitet për veriun, Kurti i dëshiron shërim të shpejtë Cholletit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për një takim të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e fundit të krijuar në veri, për dialogun Kosovë-Serbi dhe për normalimin e plotë të marrëdhënieve.

Siç njofton Kryeministria, takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Në komunikatë thuhet se fillimisht kryeministri Kurti i ka uruar shërim dhe rikuperim të shpejt të Chollet, teksa i ka shprehur mirëseardhje Escobarit.

“U diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës. U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në fund.

Ndërkaq, Escoba,  pas takimit, nuk ka dhënë detaje lidhur me bisedën që e kanë pasur. Ai ka thënë se ky takim ishte në kuadër të takimeve të rregullta që kanë me kryeministrin Kurti.

 

Të ngajshme

IDF përpiqet të detyrojë civilët të largohen nga qyteti i Gazës

KushtrimGuraj

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani