Moderatori i BBVK, Alaudin Hamiti ka treguar për momentin më të sikletshëm që ka pasur deri tani në këtë reality show.
Prej të gjithë situatave, Hamiti ndau atë të ish-banorit Big të Big Brother, Gjon Karrica.
“Momentet me të sikletshme në Big kanë qenë me Gjon Karricen, kam qenë 48 orë pa fjetë prej sitautës që ka ndodh dhe nuk do të doja ta kujtoja më dhe as të kthehesha në situatë sepse më krijon një ndjesi të keqe”, tha ai.
Ai tutje tha se gjithë jetën ka pasur gra përkrah dhe ka qenë krah i tyre.
“Sa i përket kauzës dhe të drejtave të grave, unë jam ai gjithmonë që e mbajë pishtarin, sepse unë gjatë gjithë jetës sime, pavarësisht pozitave kyçe në menaxhim, më së shumti punë kam pas me gra”, tha Hamiti.
Ndër tjerash, ai ka folur edhe për raportin me gruan e tij dhe producenten e BBVK, Olsa Hamiti.

