Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje për ta transferuar Bryan Mbeumon nga Brentfordi.
Sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, Unitedi dhe Brentfordi arritën marrëveshje në vlerë afro 82 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të krahut, Mbeumo.
Kontrata me Mbeumo ishte arritur që para disa javësh, pasi ai dëshironte vetëm kalimin te Manchester United ndërsa sot është zyrtarizuar marrëveshja.
Pas Cunhas, Mbeumo është përforcimi i radhës për Manchester Unitedin.