Telenews

Austria–Franca 0:0

Austria po përballet me Francën në kuadër të Grupit D të “Euro 2024”.

Ndeshja mes tyre luhet në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit D, Holanda të dielën mposhti 2:1 Poloninë.

Megjithatë, dita sotme ishte e befasive, me Rumaninë që fitoi bindshëm 3:0 ndaj Ukrainës.

E po ashtu edhe Sllovakia e “heshti” Belgjikën, duke e mposhtur minimalisht 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e shtatë nga Schranz, pas një gabimi në mbrojtjen belge.

Kësisoj, Sllovakia shkon në tri pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e parë.

Belgjika mbetet e treta pa pikë pas xhiros së parë të fazës së grupeve në Evropian.

source

Të ngajshme

Guardiola konfirmon humbjen e sezonit për mesfushorin e “Citizens”

Avdyl Rashica

Pengesat për ‘parandalimin e kontrabandës’, pamje të Urës së Bërnjakut

Donat Hashani

Reagojnë ashpër edhe ”Dardanët” pas organizimit të Evropianit U21 nga Shqipëria me Serbinë

Donat Hashani