Telenews

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti: Paratë e taksapaguesve po përdoren për blerje votash

Kandidatja për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverisjen aktuale.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo tha se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se shteti “nuk është për të gjithë njësoj”, duke ngritur shqetësime për mënyrën e qeverisjes gjatë viteve të fundit.

Bajrami u ndal edhe te ndarja e shtesave dhe mbështetja financiare nga qeveria, duke pretenduar se këto masa po përdoren për të ndikuar në vota.

Deklaratat e saj kanë nxitur debat politik në vend, në një periudhë kur diskursi mes pozitës dhe opozitës është intensifikuar.

Të ngajshme

Kthehet nga Gjermania dhe e gjen shtëpinë e thyer – i zhduket pushka e gjuetisë në Pejë

KushtrimGuraj

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

KushtrimGuraj

Reali e mbyll me fitore sezonin në La Liga

Blearta