Telenews

Barduani takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, flasin për situatën në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor, Enrico Barduani, ka pritur në takim, komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneralmajor, Stephen Osborn.

Bëhet e ditur se Barduani dhe Osborni shkëmbyen pikëpamjet mbi situatën në Kosovë dhe në gjithë rajonin, me fokus në zhvillimet e sigurisë.

“Gjeneral Major Barduani gjithashtu i shprehu Gjeneral Osborn-it mirënjohjen e tij për kontributin afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në KFOR dhe në paqen e stabilitetin e rajonit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Osborn gjatë ditës është takuar edhe me të parën e shtetit, Vjosa Osmanin.

Të ngajshme

Duda Balje i bashkohet kësaj partie kosovare

Donat Hashani

Vrasja në Rinas, momenti kur policia thyen xhamat e veturës për ta nxjerrë viktimën (VIDEO)

Valjeta Turkaj

Atentati mafioz te Rinasi, i plagosuri në gjendje të rëndë

Valjeta Turkaj