Një e shtunë plot diell, gjallëri dhe bashkim qytetar shënoi një ditë të veçantë për komunën e Fushe Kosoves,. Besnik Osmani, së bashku me përkrahës dhe aktivistë nga LDK dhe PDK, zhvilloi sot takime të frytshme me banorët e qytetit, duke ndarë lajmin e mirë për 75 milionë euro investime tashmë të konfirmuara për komunën.
Sipas Osmanit, këto investime janë rezultat i bashkëpunimit, përkushtimit dhe besimit që është ndërtuar ndër vite. Ai theksoi se puna e përbashkët dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët janë baza për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Atmosfera në qytet ishte e mbushur me pozitivitet dhe mobilizim, teksa dhjetëra qytetarë iu bashkuan aktivitetit për të shprehur mbështetjen e tyre për projektet që pritet të sjellin ndryshime konkrete në jetën e përditshme.
Osmani vlerësoi lartë përkrahjen e aktivistëve dhe qytetarëve, duke theksuar se investimet e reja do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën, do të hapin mundësi të reja për punësim dhe do të rrisin cilësinë e jetës për të gjithë banorët.

