jatë ditës së sotme dhe nesër në Kosovë do të qëndrojë për një vizitë presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Kjo është bërë e ditur përmes nga Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se në këto dy ditë mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, më 09 dhjetor 2025
Më datën 09-10 dhjetor 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram BEGAJ, me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

