Justin dhe Hailey Bieber po tregojnë se dashuria e tyre është po aq “e pabesueshme” sa gjithmonë… dhe këtë herë e kanë bërë në stilin e një superfamiljeje!
Për Halloween këtë vit, çiftit të famshëm iu bashkua edhe djali i tyre 1-vjeçar, Jack, duke u veshur të gjithë si personazhet e filmit të animuar të Disney-t, “The Incredibles”. Hailey zgjodhi rolin e Elastigirl, Justin u transformua në Mr. Incredible, ndërsa vogëlushi Jack u bë ylli i vogël i familjes, Jack-Jack.
Justin ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një seri fotosh ku e gjithë familja shfaqet duke bërë poza epike, duke treguar kështu kostumet e tyre nga maja te taka. Si zakonisht, ata ruajtën disi privatësinë e vogëlushit, duke mos e ekspozuar fytyrën e tij për publikun.
Justin Bieber, Hailey Bieber edhe djali i tyre 1-vjeçar, Jack
Fansat në internet duket se janë të mrekulluar nga ideja dhe realizimi i këtij kostumi familjar. Ndonëse nuk është një befasi, duke marrë parasysh sa seriozisht e marrin çiftet e famshme veshjen për Halloween.
Kujtojmë se edhe vitin e kaluar, Bieberët treguan kreativitetin e tyre duke u veshur si personazhet e “Kim Possible”, duke treguar se tradita e kostumeve të koordinuara në familje është tashmë një pjesë e rëndësishme e festimeve të tyre.

