Telenews

Dënohet me burgim shoferi që goditi këmbësorin në Prizren, i zëvendësohet me kaq mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor Xhemali Zhurin, i cili akuzohet për aksidentin në trafik në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Prizren mbrëmjen e 20 dhjetorit të vitit që lamë pas.

Zhuri i cili ka pranuar fajësinë, fillimisht u dënua me 6 muaj burgim efektiv, por pas kërkesës së avokatit të tij, trupi gjykues ka zëvendësuar dënimin me 1 mijë e 600 euro gjobë.

Zhuri akuzohej se kishte goditur me veturë këmbësorin, Samir Kervani, i cili po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Si pasojë e kësaj, i riu ishtë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku mori trajtimin e nevojshëm mjekësor për lëndimet e rënda që mori.

Lidhur me gjendjen e tij, ka folur vëllai i viktimës, i cili tha se Samiri ka ende telashe shëndetësore.

“Samiri i lënduari hala nuk është mirë. Ka probleme të rënda psikologjike, dhimbje në kokë, po tutet me dalë prej shtëpisë për shkak qetij rastit”, tha ai.

Të ngajshme

Horoskopi për të mërkurën, 10 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

Tre persona prangosen me asistencë të FBI-së, dyshohen për financim terrorizmi e shpëlarje parash në Kosovë

KushtrimGuraj

KQZ fillon verifikimin e pakove me fletëvotime nga diaspora

KushtrimGuraj