Telenews

Dhuna në mitingun e PD, reagimi zyrtar: Roja e stadiumit nuk na la të ndiznim fishekzjarrët

dhuna-ne-mitingun-e-pd,-reagimi-zyrtar:-roja-e-stadiumit-nuk-na-la-te-ndiznim-fishekzjarret

Partia Demokratike e degës së Elbasanit ka dhënë një shpjegim zyrtar në lidhje me incidentin që ndodhi në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet, ku dhjetëra persona u përfshinë në një përballje të dhunshme.

Sipas PD, roja i stadiumit nuk ka hapur dyert e kompleksit për ndezjen e disa fishekzjarrëve në tarracë, gjë për të cilën ishte rënë dakord dhe me presidentin e klubit.

“Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojën e stadiumit”, thuhet në reagimin e PD dega Elbasan .

 

The post Dhuna në mitingun e PD, reagimi zyrtar: Roja e stadiumit nuk na la të ndiznim fishekzjarrët first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Erzana Fazliu

një nga krimet më të rënda në Kosovë, kundër popullsisë civile shqiptare te kryer nga forcat policore dhe ushtarake paramilitare serbe, e ndodhur më 15 janar 1999.

Valjeta Turkaj

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

Erzana Fazliu