Mbrëmë u zhvilluan pesë ndeshje interesante në kuadër të NBA-së, ku spikat fitorja bindëse e Houston Rockets ndaj Bostonit, ndërsa fitore morën edhe Indiana, Detroit, Sacramento dhe Orlando.
Në “TD Garden”, Bostoni u mposht në fushën e vet nga Houston me rezultatin 128:101.
Lojtarët më të dalluar për Bostonin ishin Schelerman me 17 pikë e pesë kërcime dhe Pritchard me 14 pikë e katër asistime. Brown shtoi 12 pikë me pesë asistime e dy kërcime, ndërsa Minott dhe Walsh realizuan nga dhjetë pikë secili.
Te Houstoni, Kevin Durant udhëhoqi skuadrën me 26 pikë dhe katër kërcime. Amen Thompson kontribuoi me 17 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime, ndërsa Alperen Sengun ishte afër “triple-double”-it me 16 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime. Edhe Eason, Okogie, Sheppard dhe Smith Jr. arritën shifra dyshifrore me nga 12 pikë.

