Dy minatorë kanë pësuar lëndime serioze të syve, si pasojë e rrjedhjes kimike të acidit sulfurik në një incident të ndodhur sot në Minierën e Trepçës.
12 minatorë janë lënduar nga incidenti, ka thënë Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë në një komunikatë për media.
“Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12 minatorë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Dy minatorët me lëndime serioze janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.
Ndërsa, dhjetë prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës.

