Telenews

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

dy-ndeshje-ne-ora-6-te-mengjesit,-kosova-meson-edhe-orarin-per-kupen-e-botes-ne-rast-kualifikimi

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë në orët e hershme të mëngjesit (me kohën tonë lokale) ndeshjet e Kupës së Botës, gjithnjë nëse arrin të kualifikohet.

“Dardanët” fillimisht kanë dy përballje në muajin mars ndaj Sllovakisë dhe pastaj fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani, ku nevojiten dy fitore për të avancuar në eventin më të madh.

Kosova të enjten mësoi se në rast kualifikimi do të jetë në grup me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në, kurse tani FIFA e ka bërë publike edhe orarin saktësisht.

Kosova dy ndeshjet e para pra ndaj Australisë dhe Paraguait, do të zhvillojë në ora 6 të mëngjesit (në kohën tonë lokale), kurse ndaj ShBA-së në ora 4.

Kujtojmë, përballja e parë zhvillohet në Kanadë më saktësisht në stadiumin “BC Place”, kurse dy tjerat në ShBA, pra në stadiumet “Levi’s Stadium” dhe “So-Fi Stadium”.

Sidoqoftë, fokusi fillimisht do të jetë në play-off, ku më 26 mars përballemi me Sllovakinë në Bratsillavë.

Të ngajshme

Napoli – Juventus: Conte i etur për të rimarrë vendin e parë

Valjeta Turkaj

Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

KushtrimGuraj

Ylli i Barcelonës ka një marrëveshje për t’u larguar nga klubi për në Arabinë Saudite

KushtrimGuraj