Telenews

E konfirmon Slot, Liverpooli do të jetë pa Salahun për disa ndeshje

Liverpooli do të përballet me një mungesë të madhe në disa ndeshje.

Ata do të jenë pa yllin e tyre, Mohamed Salah, i cili do të luajë me Kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri holandez, Arne Slot i cili njoftoi se Salah do t’i bashkohet kampit të Egjiptit, më 15 dhjetor.

Kupa e Kombeve të Afrikës do të mbahet këtë vit në Marok dhe do të nisë zyrtarisht më 21 dhjetor dhe përfundon, më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Të ngajshme

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shpallet “Mbrojtësi i Vitit 2025” në Serie A!

Erzana Fazliu

Amir Rrahmani në Formacionin e Vitit në Itali shfaqet përkrah partneres Drita Stublla

Valjeta Turkaj

‘Çmendet’ Liverpool, ofron një ‘mal’ me para për Camavingan

KushtrimGuraj