Telenews

E tmerrshme, alo PZAP: Vetëvendosje zbulon dokumentin e kompanisë sllovene, në çdo komunë fletëvotime me kode të vendvotimeve tjera

e-tmerrshme,-alo-pzap:-vetevendosje-zbulon-dokumentin-e-kompanise-sllovene,-ne-cdo-komune-fletevotime-me-kode-te-vendvotimeve-tjera

E tmerrshme, alo PZAP: Vetëvendosje zbulon dokumentin e kompanisë sllovene, në çdo komunë fletëvotime me kode të vendvotimeve tjera

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, ka zbuluar një tabelë që kompania sllovene Cetis ia ka dërguar KQZ-së dhe ku tregohet se fletëvotime me kode të vendvotimeve janë të shpërndara në vendvotime për të cilat nuk ishin dedikuar.

Krasniqi e ka prezantuar këtë tabelë duke u përpjekur të demantojë shqetësimet e ngritura në komunën e Mitrovicës së Jugut ku me dhjetëra raste në vendvotime janë gjetur fletëvotime që s’kishin kodin e vendvotimit përkatës.

Por Krasniqi, që njihet në publik si bashkëshorti i Albulena Haxhiut, vetëm sa ka faktuar se këto lloj të fletëvotimeve janë të shtrira në shumë komuna.

Ky dokument, që s’kishte dalë më parë në publik, mund të shërbej si dëshmi shtesë se KQZ nuk ka arritur të ruajë integritetin e fletëvotimeve dhe rrjedhimisht të procesit zgjedhor.

Të ngajshme

Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim

KushtrimGuraj

Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi

KushtrimGuraj

Krasniqi për dorëheqjen e tij: Nuk është një vendim i shpejtë e as nuk është vendim i momentit

KushtrimGuraj