Telenews

E trishtë: Erdhi në Kosovë për pushime, ky është mërgimtari që dyshohet se bëri vetëvrasje me armën personale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Prizrenit, ku një burrë ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen Tusus, ku 62-vjeçari Ajvaz Pireci është gjetur i plagosur rëndë dhe më pas është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe është konstatuar i vdekur.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë me dije se bazuar në informacionet fillestare dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje me armë personale.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, hetuesit dhe ekspertët e kriminalistikës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar dhe autoritetet janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të ngajshme

Tragjedi në Komoran: Gruaja që po kthehej nga pushimet gjendet pa shenja jete në banjo të pikës së karburantit

Valjeta Turkaj

Netflix përdor Inteligjencën Artificiale për herë të parë në serialin e saj

Valjeta Turkaj

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Valjeta Turkaj