Telenews

Eman Rrahmani tregon se pse u largua nga Vetëvendosja

Deputeti Eman Rrahmani i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me Listën për Familje ka treguar arsyet kryesore pse vendosi të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Ai në një intervistë ka thënë se nga Vetëvendosje është larguar për çështje ideologjike, konkretisht për shkak se është kundër Ligjit për Kodin Civil dhe atij për fertilizimin e asistuar mjekësor.

“Gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes, sa kam qenë pjesë e kësaj legjislature dhe shumice, temat që kanë qenë prioritet për Lëvizjen Vetëvendosje bien ndesh me parimet e mia, qysh ka qenë Kodi Civil, ku parashihet bashkëjetesa mes burrave dhe grave, çështja e Ligjit për Fertilizim dhe Shëndetin Riprodhues, ku aty gruaja shihet si skllave, ku një gru mund të ketë fëmijë përmes donimit të spermës të një të huaji i cili ndalohet të dihet edhe identiteti dhe çështje tjera, si çështja e Ligjit për Gjendjen Civile ku aty parashihet të lejohet ndërrimi i gjinisë personave që si ndihen çdo dhjetë vjet mund ta ndryshojnë gjininë nga burri në grua, apo gruaja në burrë. Këto kanë qenë çështje ideologjike ku unë e kam pasur të pamundshme të vazhdoj tutje. E meqenëse Vetëvendosje këto çështje i ka bërë publike, i ka pjesë të statutit, pjesë të agjendës, dhe nuk përkojnë me bindjet e mia”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka thënë se ka dhënë kontributin e tij sa ka qenë pjesë e VV-së dhe mendon se në disa fusha është punuar më shumë se në qeverisjet e kaluara.

“Kam jap kontributin, jam krenar për atë çka kam jap, mendoj se është bërë një punë në disa fusha më e mirë se në qeverisjet e kaluara”, ka pohuar ai.

Tutje Rrahmani, ka treguar se pas largimit nga VV ka formuar Listën për Familjen që parim kryesore ka mbrojtjen e vlerave të familjes.

“Tash jemi në një projekt të ri mbipartiak, ku parim kryesor ka mbrojtjen e vlerave të familjes,  mbrojtjen e agjendave që tash tash e 25 vite kanë provuar ta ndryshojnë identitetin tonë njerëzor, familjar e kombëtar, kështu është bërë një bashkim mes neve si grup i deputetëve bashkë me Visar Korenicën, AKR-ja, një grup intelektualësh që përfaqësohen nga Fatmir Smajli, dhe nga Partia e Drejtësisë që përfaqësohen nga doktor Ferid Agani”, ka thënë Rrahmani.

Të ngajshme

Rohde: Kosova të bëjë punën e saj për të filluar formimin e Asociacionit

Erzana Fazliu

Blero rikthehet me postime romanike, po fillon një romancë të re?

Erzana Fazliu

U tha se janë kushëri me Dianën, kështu reagon Arioni

Erzana Fazliu