Telenews

Forcat Tokësore të Shqipërisë dhe trupat italiane zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pejë, në kuadër të KFOR-it

Forcat Tokësore të Ushtrisë së Shqipërisë kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët taktike me trupat italiane në Pejë të Kosovës.

Kjo stërvitje u tha se dëshmon “profesionalizëm” dhe “gatishmëri të lartë operacionale”, ndër tjerash.

“Partnerë në stërvitje, aleatë në mision.  Pejë, Kosovë. Kontingjenti “KFOR VII” i Regjimentit të Jugut të Forcës Tokësore zhvilloi një stërvitje taktike të përbashkët me trupat italiane, duke dëshmuar profesionalizëm, gatishmëri të lartë operacionale dhe bashkëpunim të ngushtë me aleatët”, thuhet në njoftimin e Forcave Tokësore të Shqipërisë.

Përmes transportimit ajror dhe realizimit të detyrave në zonën e operacionit, Forcat Tokësore të Shqipërisë thanë se efektivët shqiptarë “forcuan aftësitë taktike dhe procedurat e veprimit në terren”.

“Stërvitja konfirmoi nivelin e lartë të ndërveprueshmërisë me aleatët e NATO-s dhe angazhimin e përbashkët për rritjen e efektivitetit operacional në mbështetje të misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Rritet interesimi për vaksinim kundër fruthit, mbi 1 mijë doza të dhëna në Prishtinë gjatë majit

Rrezarta Ramaj

Soni vazhdon të flasë për Florin: “Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht”

Rrezarta Ramaj

Grand Blue Fafa, destinacioni ideal për pushime pranë bregdetit

Rrezarta Ramaj