Telenews

Gattuso po e merr drejtimin e gjigantit francez

Gattuso, favorit për ta marrë drejtimin e Lyonit

Pas një pauze prej gati 10 muajsh, Gennaro Gattuso pritet t’i rikthehet zejes së trajnerit.

Mediumet franceze kanë njoftuar të hënën se trajneri italian sipas të gjitha gjasave do ta marrë drejtimin e skuadrës së Lyonit.

Mësohet se te Lyoni po e shohin Gattuson si kandidatin ideal për ta zëvendësuar francezin Laurent Blanc.

Blanc pritet të shkarkohet nga pozita e trajnerit te Lyoni për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion. Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin francez, Lyoni ka tubuar vetëm një pikë dhe zë vendin e fundit në tabelë. Mësohet se Gattusos i është ofruar kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit dhe italiani së shpejti pritet ta marrë drejtimin e gjigantit francez.

Komento:

Komenti

Të ngajshme

Real Madrid monitoron situatën e Victor Osimhen

KushtrimGuraj

Newcastle United kalon tutje, eliminon Manchester Cityn

KushtrimGuraj

Gattuso zyrtarizohet të ekipi nga Lige 1

KushtrimGuraj