Telenews

Gjyqtari e paralajmëron me gjobë, Ismet Tara në Hagë: Edhe po të vritem, nuk flas

gjyqtari-e-paralajmeron-me-gjobe,-ismet-tara-ne-hage:-edhe-po-te-vritem,-nuk-flas

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara, po refuzon të përgjigjet në pyetjet e prokurorisë.

Ai po kërkon një dokument që s’po i jepet, e që pretendon se daton nga momenti kur ai ishte marrë në pyetje nga hetuesit e Speciales.

Gjykatësi e ka paralajmëruar Tarën se mund të gjobitet nëse nuk përgjigjet, por që atij nuk iu bë vonë.

“Pa e parë atë dokumentin nuk flas më. Edhe po të vritem, nuk flas më”, tha Tara.

Tutje, prokuroria kërkoi pranimin e deklaratave të dhëna më herët të Tarës shkaku se ky nuk po iu përgjigjet pyetjeve.

/GazetaSinjali/

The post Gjyqtari e paralajmëron me gjobë, Ismet Tara në Hagë: Edhe po të vritem, nuk flas appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj

Hamasi gati t’i dorëzojë armët

Valjeta Turkaj

Trup më i fortë, plakje më e ngadaltë: Fuqia e tre perimeve magjike

Valjeta Turkaj