Telenews

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

Një grua është goditur sot nga një veturë në Prishtinë.

Rasti konkretisht ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 11:20.

Ajo është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Rreth gjendjes së saj shëndetësore për Klankosova.tv detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës Naser Syla.

Syla tha se gjendja e gruas së aksidentuar është stabile.

“Është duke u trajtuar këtu në Emergjencë, aktualisht po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e saj është stabile”, tha Syla.

Aksidenti po hetohet nga Njësia e Trafikut të kryeqytetit.

Të ngajshme

Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po – besova që padrejtësia do thyhej

Valjeta Turkaj

Selimi i ashpër: Prokuroria krijoi përshtypje sikur pavarësinë e trajtoi si qëllim kriminal

Valjeta Turkaj

Veseli: Liria nuk arrihet përmes padrejtësisë, as paqja s’mund të ndërtohet mbi krim

Valjeta Turkaj