Telenews

Haradinaj bën homazhe në Reçak: Përjetë mirënjohës për ata që u flijuan për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Reçak, në 27-vjetorin e masakrës që ndodhi aty.

Pasi nderoi martirët e rënë, Haradinaj u shpreh se është përjetësisht mirënjohës ndaj atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës.

“Kjo masakër ktheu vëmendjen e NATO-s dhe të Amerikës ndaj krimeve serbe që po kryheshin në Kosovë. I jemi mirënjohës UÇK-së dhe gjithë brezave që kanë luftuar për liri, përkulemi përjetë. Përjetësisht mirënjohës NATO-s dhe Amerikës për ndihmën – ta gëzojmë lirinë”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu tha se drejtësia ende nuk është vendosur për masakrat në Kosovë.

“Është e vërtetë se drejtësia ende nuk është vendosur për masakrat në Kosovë, dhe po ashtu është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së, ndërsa nuk gjykohen ata që kanë kryer krime”, deklaroi Haradinaj.

Të ngajshme

Shaqiri ia pamundëson fitoren Baselit, Saipi i pret penalltinë

Rrezarta Ramaj

Rama: Së shpejti do të kemi një koalicion me bazë të gjerë në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Në çfarë ore duhet të flemë të dielën që të kemi një të hënë më produktive?

Rrezarta Ramaj