Telenews

Haradinaj: Se çka do ndodhë në seancë, varet nga Kurt mashtrues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar para seancës së 49-të konstituive.

Sipas tij, zgjidhjen e bllokadës së parlamentit nuk e ka ish-opozita, por kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ose siç e quan ai vetë, “mashtruesi”, transmeton Klankosova.tv.

“Me ftohemi çdo 48 orë, në disa mungoj sepse janë përvjetorët e bashkëluftëtarëve të mi, që atyre që duhet me qenë me ta, dhe sot i kërkoj falje shumë prej tyre”.

“Kjo ftesë që është gati siç e dini, është tallje, pra vimë në respekt të parlamentit por jo në respekt të ftesës, sjellja e zotit Dehari është e çuditshme, nuk e kuptojmë me çfarë logjike sillet ashtu, ajo panika e tij me ndalë fjalën deputetëve, se po u bojka nami që një deputet po e shtojka një fjalë, me të vërtetë është e turpshme, se çka mundet me ndodh më shumë në seancë, ne varemi nga zoti Kurti, ose nga mashtruesi, ai e ka zgjidhjen ne nuk e kemi”, u shpreh Haradinaj.

Të ngajshme

Kadrijaj: I dëshirojmë kthim të susksesshëm në vendlindje deputetit Albin Kurti

Erzana Fazliu

Krasniqi: VV të propozojë për kryeparlamentar dikë që s’ka qenë ministër

Erzana Fazliu

Tayna paralajmëron bashkëpunim me yjet ndërkombëtarë, vjen me “Late Night” më 20 korrik

Erzana Fazliu