Telenews

Haxhiu: Sanduloviqi u rrah vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

 

 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq nga BIA serbe.

Haxhiu ka shkruar se ai është rrahur vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.

“Serbia është ende në vitet ‘90 dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social X.

Të ngajshme

Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje

Rrezarta Ramaj

Moti gjatë javës së ardhshme

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 9 mars

Rrezarta Ramaj