Telenews

Humb në plazhin e Shëngjinit 8 vjeçari nga Kosova, pas një ore e gjen policia

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se sot është raportuar për humbjen e një fëmije nga Kosova në plazhin e Shëngjinit.

Megjithatë, pas rreth një orë, u tha se fëmija është gjetur pasi ishte larguar nga prindërit e tij.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar.

“Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës”.

“Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij”, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit e plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.

Të ngajshme

Ahmeti i jep tender të negociuar mbështetësit të tij

Donat Hashani

U përmendën dy ministri- Detaje nga takimi, çka i ofroi Kurti Limajt?

Donat Hashani

KRU “Prishtina” tregon arsyen e rëndimit të furnizimit me ujë

Donat Hashani