Telenews

Inspektorati i Punës dhe Ambasadori suedez vizitojnë Al Trade në shenjë vlerësimi për standardet e sigurisë

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, kompania Al Trade priti sot në kompleksin “Linda Premium Residence” në Prishtinë një delegacion nga Inspektorati i Punës dhe Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, së bashku me pjesëtarë të stafit diplomatik.

Gjatë kësaj vizite inspektuese, u vlerësua përkushtimi i Al Trade ndaj krijimit të kushteve të sigurta dhe të shëndetshme për punonjësit e saj. Përfaqësuesit institucionalë theksuan rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë në sektorin e ndërtimit, duke vlerësuar modelin që Al Trade ka ndërtuar ndër vite.

Ambasadori suedez, në fjalën e tij, nënvizoi se investimet në sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të çdo shoqërie, duke përmendur përvojën e Suedisë si një shembull të mirë për Kosovën.

Nga ana e saj, kompania Al Trade theksoi se që nga fillimi i aktivitetit në vitin 1999, mbrojtja dhe mirëqenia e punonjësve kanë qenë gjithmonë ndër prioritetet kryesore të saj.

Në përfundim të vizitës, Al Trade falënderoi Inspektoratin e Punës dhe Ambasadën e Suedisë për vlerësimin dhe mbështetjen, duke ritheksuar angazhimin për të mbajtur standardet më të larta të sigurisë në të gjitha projektet që zhvillon.

Të ngajshme

Relaks pranveror, atmosferë verore shijo majin në Grand Blue FAFA Resort

Valjeta Turkaj

Ekstra Fish shija e detit në zemër të Kosovës

Valjeta Turkaj

Në zemër të Prishtinës, një kënd nostalgjie që shërben klasiken me stil – 70’s Pastry & Bakery

Donat Hashani