Telenews

Kosova mbetet me 10-të futbollistë në fushë, përjashtohet Vedat Muriqi

Kosova po luan në udhëtim te Rumania në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Arena National”, duke filluar nga ora 20:45.

Kosova ka mbetur me 10-të futbollistë në fusha nga minuta e 42-të pasi që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.

Rumania renditet në vendin e dytë në Grupin I, me 9 pikë, nga pesë ndeshje, teksa Kosova pozicionohet në pozitën e pestë me katër pikë.

Komento:

Komenti

Të ngajshme

Real Madrid monitoron situatën e Victor Osimhen

KushtrimGuraj

Newcastle United kalon tutje, eliminon Manchester Cityn

KushtrimGuraj

Gattuso zyrtarizohet të ekipi nga Lige 1

KushtrimGuraj