Telenews

Krasniqi për dorëheqjen e tij: Nuk është një vendim i shpejtë e as nuk është vendim i momentit

Në një intervistë ekskluzive në “Rubikon” të Klan Kosovës, kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka treguar pse hoqi dorë nga ky post.

Krasniqi, deklaron se ky vendim i tij nuk është i momentit, por i menduar e i peshuar mirë, transmeton Klankosova.tv.

“Është vendim i befasishëm, sepse vendime të tilla ndonjëherë duhet të maten e të peshohen mirë, të diskutohen me një grup të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe njerëzve të afërt, por nuk është një vendim i shpejtë e as nuk është një vendim i momentit”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi thotë se vendimi i tij për të hequr dorë nga drejtuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimet e fundit, por edhe për një trajektore e gjithë rrugëtimit të tij politik./Periskopi/

Të ngajshme

Shpërndahet një tabelë me gabime në fletvotime, në gati krejt Kosovën – VV dhe PDK me të njejtin mendim

KushtrimGuraj

Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi

KushtrimGuraj

Sami Lushtaku: Dorëheqja e Krasniqit, le të shënojë një moment që unifikon edhe më tepër PDK-në

KushtrimGuraj