Telenews

Kurti “fshehurazi” hynë në Kuvend

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të rikthehen në sallën plenare të shtunën, vetëm një ditë pas festës së Kurban Bajramit, në një tjetër përpjekje për konstituimin e legjislaturës së re.

Edhe pse pritet një seancë e rëndësishme për formimin e institucioneve të reja, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pa duke hyrë në Kuvend nga një hyrje anësore, e cila rrallëherë përdoret nga zyrtarët e lartë.

Kurti, ashtu si edhe në rastet e kaluara, zgjodhi të mos komunikojë me gazetarët, duke mos dhënë asnjë prononcim dhe duke shmangur paraqitjen para kamerave.

Të ngajshme

Peci pret në takim Adelina Ismajlin, e lavdëron shumë

Donat Hashani

Policia tregon se çka gjeti te Arianit Sllamniku pas arrestimit të tij

Donat Hashani

Cakolli thumbon deputetët që dolën me minus vota: S’kam dëgjuar që dikush për inati të shtojë vota (VIDEO)

Donat Hashani