Telenews

Kurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Austria, ku u prit në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker.

Gjatë takimit, të dy liderët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Po ashtu, në fokus të bisedimeve ishte edhe procesi i integrimit evropian të Kosovës dhe mbështetja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të vizitës në Austri, Kurti gjatë ditës do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të ngajshme

Forcat Tokësore të Shqipërisë dhe trupat italiane zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pejë, në kuadër të KFOR-it

Rrezarta Ramaj

Instagram më në fund ju lejon të rirenditni postimet në rrjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Rrezarta Ramaj