Federata Ballkanike e Volejbollit (BVA) ka konfirmuar zyrtarisht se organizimi i BVA Kupës Ballkanike për Klube – Femrat 2025 i është besuar KV Drita-s nga Gjilani.
Ky është një lajm i madh për sportin kosovar, pasi për herë të tretë, KV Drita do të jetë nikoqire e kësaj gare prestigjioze rajonale, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetin organizativ të klubit dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të volejbollit.
📍 Turneu do të mbahet në qytetin e Gjilanit, me pjesëmarrjen e katër klubeve:
- ZOK Borac – Bosnje dhe Hercegovinë
- AEK Athens – Greqi
- OK Fit Fan Volej – Maqedonia e Veriut
- KV Drita – Kosovë
KV Drita e kishte organizuar me sukses këtë turne edhe në vitet 2017 dhe 2023, duke lënë përshtypje pozitive dhe duke ngritur standardet e organizimit sportiv në rajon.
Turneu pritet të mbahet në 10-ditëshin e fundit të shtatorit 2025, ndërsa data e saktë do të bëhet e ditur së shpejti.