Telenews

Ky pritet të jetë vendimi i UEFA-s për Bellinghamin

Jude Bellingham po hetohet nga UEFA pas veprimit që bëri pasi shënoi golin e barazimit kundër Sllovakisë.

21-vjeçari barazoi rezultatin në minutat e fundit për ta dërguar ndeshjen në shtesë, të cilën e fitoi Anglia dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2024”. Por gjatë festimit, Bellingham vendosi duart afër pjesës intime i drejtuar kah banka rezervë e sllovakëve, për çka ka rënë nën llupën e UEFA-s.

Vetë ylli i Real Madridit ka thënë se veprimi ishte për disa miq që ishin në shkallët e stadiumit.

Siç raporton “Bild”, Bellingham nuk pritet të suspendohet, por vetëm të dënohet me gjobë.

Veçanërisht, kjo pritet të ndodhë pasi Sllovakia nuk ka kërkuar dënim.

Veprim të ngjashëm, Bellingham bëri edhe kur shënoi gol në minutat e fundit për Realin kundër Barcelonës sezonin e kaluar. Në këtë rast, s’pati hetim.

Edhe portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, nuk u dënua pasi bëri veprim të ngjashëm në Botërorin e vitit 2022.

Të ngajshme

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Donat Hashani

Basketbolli kosovar sot me dy super-ndeshje

Donat Hashani

Tuchel me fjalë të mëdha për Shqipërinë

Donat Hashani