Telenews

Suspendohen dy policë për kanosje, njëri në Prishtinë e tjetri në Fushë Kosovë

Lidhur me rastin e parë IPK kishte pranuar informacione dhe është duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes, transmeton Klankosova.tv.

Edhe  në rastin tjetër që është raportuar në Fushë Kosovë, hetuesit e IPK-së ka njoftuar se janë duke zhvilluar hetim ndaj një zyrtari policor (me detyrë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë) me dyshimin se i njëjti jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në një rast të kanosjes.

Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale “Kanosje”.

Të ngajshme

Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Valjeta Turkaj

KQZ ende s’i kanë marrë paratë nga Qeveria për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Valjeta Turkaj

Arrestohet ish-përfaqësuesja e BE, Federica Mogherini

Valjeta Turkaj