Telenews

Luizi bën veprimin e papritur ndaj Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt

Luizi heq nga Instagrami Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj.

Këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”.

Fituesi i edicionit të dytë të BB VIP është tepër i angazhuar me projektet dhe koncertet si brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu Luizi është tepër aktiv edhe në rrjetet sociale, ku gëzon një numër të madh ndjekësish në “Instagram”.

Por, së fundmi është zbuluar se disa nga miqtë e tij në “Instagram”, i ka hequr dhe ndër më kryesorët është Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Në dukje që nga BBV 2 dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

Madje Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës.

Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje.

Ndër emra të tjerë të njohur të showbizz-it që Luizi ka larguar nga “Instagram”-i janë: Kristina Mere, Bardhi, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi, Redon Makashi, Blerina Braka etj.

Komento:

Komenti

Të ngajshme

Blerona Zeqiri dorëhiqet nga “RTV 21” pas 14 vitesh punë

KushtrimGuraj

Fero në Mekë, e Arbenita shfaqet provokuese nga palestra!

KushtrimGuraj

Pak ditë para lindjes, Pajtesa sjell imazhe të bukura me bark të fryrë

KushtrimGuraj