Telenews

Mahmut Ferati: Muzika tash bërllok krejt, por po e han ky popull (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Mahmut Ferati në emisionin “Weekend” ka komentuar muzikën që po servohet sot në trojet shqiptare.

Sipas tij, në kohën që po jetojmë, muzika më nuk është aq kualitative sa ka qenë më parë.

“Muzika tash bërllok krejt, për mua. Dikush me dy llafe po ia qëllon, por po e han ky popull. Pa mesazh, pa kurrgjë. Një këngë që e dëgjova me tarabuka, tarabuka më, çka me bë? Tani muzika edhe po shihet, s’është më me rëndësi se çfarë po thuhet, fjalë të ndyta, fjalë palidhje, por ndoshta tash koha kështu”, u shpreh Ferati paksa me ironi.

 

Të ngajshme

Don Xhon ngjall kureshtje me postimin e fundit, çfarë po paralajmëron reperi?

Valjeta Turkaj

Dua Lipa uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Valjeta Turkaj

Ta tregoj unë se sa burrë jam, hajde te…/Rogerti nuk përmbahet ndaj Selinit

Valjeta Turkaj