Telenews

Masakra e Reçakut nuk harrohet: Historia e Kosovës në film – pjesë e tij Robert De Niro

Një projekt kinematografik i fuqishëm që rikthen kujtimin e masakrës së Reçakut dhe tërë luftës në Kosovë është në rrugë për t’u realizuar.

Filmi pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur ndërkombëtarisht, përfshirë legjendën e Hollivudit, Robert De Niro, duke i dhënë kësaj historie një zë global.

Këtë lajm emocionues e bëri të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, për gazetarin Blendi Fevziu, duke theksuar se ky film synon të tregojë vuajtjet dhe sakrificat e popullit kosovar, përfshirë historinë e babait të tij i cili u dogj i gjallë.

“Babanë e plagosën dhe e dogjën të gjallë. Filmi do të jetë edhe historia e tij, shumë aktorë do të marrin pjesë, besoj edhe Robert De Niro, të gjitha kontratat janë nënshkruar, dhe e ka pranuar me shumë kënaqësi”, tha Krasniqi.

Ai njoftoi se xhirimet do të fillojnë vitin që vjen pasi theksoi se oraret e aktorëve janë të ngjeshura.

 

Të ngajshme

Ishi i Leos do të vuajë kur ta dëgjojë këtë gjë nga ai, e ka goditur keq Lelën kësaj radhe me këtë veprim

KushtrimGuraj

Kim Kardashian merr dhuratë fanellën e Messit për të birin

KushtrimGuraj

Rina Balajt po i bëjnë prindërit presion që të martohet e të rehatohet? Thotë se një gjë të tillë nuk e kishte pritur

KushtrimGuraj