Telenews

Mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

mungesa-e-ngrohjes,-shkolla-“mihal-grameno”-ne-fushe-kosove-shtyn-fillimin-e-gjysmevjetorit-te-dyte

Nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, nuk do të fillojnë nesër procesin e mësimit.

Klasat 6 deri 9, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë më vonë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta. Sipas njoftimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë, mësimi do të shtyhet deri më 19 janar 2026.

“Vendimi është marrë për të garantuar kushte më të sigurta dhe më të rehatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit”, është bërë e ditur në njoftimin e shkollës.

Shkolla ka falënderuar prindërit, nxënësit dhe stafin për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Kujtojmë se fillimi i procesit mësimor ishte planifikuar të niste më 8 janar, por për shkak të vërshimeve pas reshjeve MASHTI mori vendim për shtyrje deri më 12 janar. /Telegrafi/

Të ngajshme

Kur pritet të zbatohet tarifa 1 euro për hyrjen në Prishtinë? Flet drejtori Braha

Valjeta Turkaj

Rekord në Spanjë: 10 tonë kokainë të fshehura në kripë

Valjeta Turkaj

Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

Valjeta Turkaj