Telenews

Nëna e Navalnyt pret në acar përpara burgut: Putin të më kthejë trupin e djalit

 

 

Nëna e Alexei Navalny, kritikut të Putinit i cili vdiq në ambientet e një burgu në Arktik, i ka bërë thirrje presidentit Vladimir Putin që të dorëzojë trupin e djalit të saj.

Në një video të filmuar jashtë burgut ku Navalny vdiq të premten, ajo tha se po kishte 5 ditë që po përpiqej të shihte trupin e të birit dhe nuk lejohej.

Familjes i është thënë se trupi i Navalnyt nuk do të lirohet për dy javë.

Nëna e tij u informua se trupi po mbahej për “analizë kimike”, tha një përfaqësues i grupit të punës së Navalnyt.

Nuk ka asnjë konfirmim për vendndodhjen e trupit nga autoritetet ruse.

Yulia Navalnaya ka pretenduar se trupi i burrit të saj po mbahet derisa gjurmët e helmimit nga agjenti nervor Novichok të ishin zhdukur. Navalny i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë duke përdorur helmin në vitin 2020.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i quajti akuzat “të pabaza dhe vulgare”, duke shtuar se nuk do të përgjigjej meqenëse zonja Navalnaya kishte ngelur e ve vetëm disa ditë më parë.

Të ngajshme

Komuna e Prishtinës nesër me aksion kundër tregtimit ilegal të automjeteve

Valjeta Turkaj

E rëndë: Një 49-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bilinicë të Gjilanit

Valjeta Turkaj

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Mustafa: Mendoj se duhet të lirohen

Valjeta Turkaj