Tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve do të bëhet nesër (14 qershor) nga ora 12:00.
UEFA tashmë ka bërë ndarjen e skuadrave në tri grupe me nga dhjetë skuadra, bazuar në renditjen e koeficientit të klubeve, shkruan Gazeta Express.
Kampioni nga Superliga e Kosovës për sezonin 2021/22, Ballkani, është në Grupin 2.
Bartësit e këtij grupi janë: Malmo (Suedi), Bodo/Glimt (Norvegji), HJK (Finlandë), The New Saints (Uells) dhe Zalgiris (Lituani).
Kurse, jo-bartësit e grupit janë: Linfield (Irlandë e Veriut), KI (Ishujt Faroe), RFS (Letoni), Ballkani (Kosovë) dhe skuadra fituese nga raundi preliminar.
Pra, Ballkani në raundin e parë kualifikues do të takohet me njërën nga skuadrat bartëse të Grupit 2. Në letër, skuadra nga Uellsi dhe ajo nga Lituania janë më të lehtë për “portokallezinjtë”. /Gazeta Express/
The post Nesër tërheqja e shortit në Ligën e Kampionëve, këta janë kundërshtaret e mundshëm të Ballkanit appeared first on Gazeta Express.

