Telenews

“Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë?

Të premten pasdite në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë u raportuar për të shtëna me armë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti pati konfirmuar se nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Derisa, në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet e ditur se ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

Sipas njoftimit, plumbat u shkrepën nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngajshme

Ardian Bujupi do të bëhet baba, zbulohet gjinia e foshnjës

Rrezarta Ramaj

“E ke merituar”, Londrimi zbulon çfarë i tha Demet Ozdemir pas daljes nga Big Brother

Rrezarta Ramaj

Konfirmohet vdekja e ushtarit të shtatë amerikan në luftën me Iranin

Rrezarta Ramaj