Telenews

Njësia A5 e TC Kosova A rikthehet në operim

Korporata Energjike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar rikthim në operim.

Lidhur me këtë, KEK sqaron se shartimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes (nga ku doli tym i madh i zi), është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë.

“Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet”, njofton KEK-u përmes një komunikate për media.

Sipas KEK-ut, kjo është një dukuri e zakonshme dhe teknologjikisht e pashmangshme në të gjitha termocentralet e këtij lloji, brenda dhe jashtë vendit.

Të ngajshme

Operacioni “Reçaku II”, pesë të arrestuar për krime lufte

KushtrimGuraj

KEDS po kryen punime, ndërprerje të energjisë në disa qytete

KushtrimGuraj

Fëmija me trotinet përplaset me veturën e Policisë në Pejë – lëndohet i mituri, shoqërohet në polici prindi

KushtrimGuraj